Home / Kryesoret / Interesimi i lartë i të rinjve shqiptarë për t’u regjistruar në Universitetin e Tetovës

Interesimi i lartë i të rinjve shqiptarë për t’u regjistruar në Universitetin e Tetovës

Në Universitetin e Tetovës filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017. Këtë vit akademik, Universiteti i Tetovës në 13 fakultete ka paraparë që të regjistrojë rreth pesë mijë studentë të rinj.

Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, në një takim me gazetarët njoftoi se regjistrimet e studentëve, përveç fakulteteve ekzistuese kanë filluar edhe në dy fakultetet e reja.  “Falë kushteve që janë krijuar në Universitetin e Tetovës, sivjet Universiteti ynë është zgjeruar edhe me dy fakultete dhe me disa programe studimore të reja. Ndër fakultetet e reja, të cilat do të funksionojnë në këtë vit akademik janë Fakulteti Pedagogjik, me programin studimor Grupi klasor dhe Grupi parashkollor, si dhe Fakulteti i Shkencave të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, me programet studimore: Prodhimi bimor, Prodhimi shtazor dhe Agrobiznisi. Për momentin interesimi i studentëve për t’u regjistruar në programet e ndryshme studimore të fakulteteve të Universitetit të Tetovës është mjaftë i kënaqshëm dhe shpresojmë se edhe ditëve në vazhdim interesimi i studentëve do të jetë i njëjtë dhe ky intensitet i regjistrimit do të vazhdojë deri në përfundimin e afatit”, tha Prof. Dr. Reshat Qahili.

Afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj, që ka filluar sot në Universitetin e Tetovës, po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa do të përfundojë të premten, përkatësisht më 19 gusht 2016.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *