Home / Kryesoret / Investime infrastrukurore edhe në lagjen Drenovec dhe Reçicë të Vogël

Investime infrastrukurore edhe në lagjen Drenovec dhe Reçicë të Vogël

Punimet për asfaltimin e rrugës “151” në lagjen Drenovec të cilat filluan gjatë ditës së djeshme, pritet të mbarojnë sot.Kjo rrugë e cila për më shume se 3 dekada nuk ishte prekur, sot përfundimisht morri një pamje dhe funksionalitet afatgjatë i cili do të mundësojë levizjen e lirshme të automjeteve dhe të nxenësve që mesojnë në SHF Migjeni dhe SHM 7 Marsi. Gjatësia e rrugës së asfaltuar është 900 metra me gjërësi 7 metra. Vlera e investimit kap shifrën prej 4.5 milion denarë, të cilat u siguruan nga buxheti vetanal i komunës së Tetovës. Punime të tilla me grzerje dhe asfaltim të plotë të rrugëve janë kryer dhe do të realizohen edhe në disa rrugë tjera në qytet, që kanë për synim përmirësimin e dukshëm të infrastrukturës rrugore.

Filloi asfaltimi i rrugës 172 në Reçicë të Vogël

Sot komuna e Tetovës ka filluar me asfaltimin e rrugës 172 në Reçicë të Vogël. Ky projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor i cili lidh qytetin me fshatrat Reçicë e Madhe dhe e Vogël, u finansua nga buxheti i komunës së Tetovës dhe kap vlerën prej 33 milion denarë. Rruga është në gjatësi prej 900 metra dhe gjërësi 6 metra, dhe në të përveç trotoareve është bërë edhe rregullimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal si dhe ndriçimi publik i cili pritet të vendoset ditët në vijim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *