Home / Lajme / Maqedoni / Janë gjetur 14 emigrantë në automjetin para tunelit në afërsi të Demir Kapisë

Janë gjetur 14 emigrantë në automjetin para tunelit në afërsi të Demir Kapisë

Ekipi i përzierë i patrullës nga Stacioni policor për vendkalime kufitare dhe vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, pas informatës paraprake nga Stacioni policor në Negotinë, dje në orën 18:00 para tunelit në Demir Kapia në drejtimin rrugor Gjevgjeli – Shkup, në automjetin “Ford Eksplorer”, pa targa dhe pa shofer, janë gjetur pesë emigrantë, ndërsa në afërsi të automjetit edhe nëntë emigrantë të tjerë.

MPB sot kumtoi se është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe është kryer bisedë me emigrantët. Emigrantët, theksohet, do të dërgohen në Qendrën e pranimit për të huaj.

Ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *