Home / Kryesoret / Janë grumbulluar mbi 51 milionë denarë për rajonet e përmbytura

Janë grumbulluar mbi 51 milionë denarë për rajonet e përmbytura

 Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë kumtoi se deri më tani për rajonet e vërshuara janë grumbulluar 51.660.143 denarë nga të cilat 38.409.843 denarë në llogarinë e Fondit të solidaritetit., ndërsa 13.250.300 denarë me thirrje në telefonat 075/070/077 143-400.

Nga Kryqi i Kuq informojnë se deri më tani janë shpërndarë 34.036 pako me ushqim, (një pako është dedikuar për 4 persona) 31.004 ushqime ditore, 46.337 litra produkte të qumështit, 7.008 paketa higjienike, 2.577 pako për foshnje, 315 ton ujë, 586 dyshekë, 4.590 batanije, 600 kg veshje, 734 palë çizme, 341 litra dezintal… Janë bërë 185 asistime në ndihmën e parë nga ana e ekipeve të Kryqit të Kuq.

Aksioni do të vazhdojë përfudimisht me ditën e sotme, ndërsa pas përfundimit të aksionit mjetet do të transferohen në mënyrë lineare në llogaritë e qytetarëve të prekur nga vërshimet.

Nga Kryqi i Kuq apelojnë në aktivitetet për dhurimin e ndihmës humanitare të ndjekin instruksionet e institucioneve kompetente dhe të Kryqit të Kuq të RM-së, me qëllim që në mënyrë më efikase të menaxhohet me pasojat nga katastrofa natyrore. Nga 23 gushti, ndihmat materiale mund të dërgohen në magazinat e Kryqit të Kuq në Momin Potok – Shkup prej orës 8 deri në orën 16 (telefon për kontakt: 3 096 227).

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *