Home / Kryesoret / Janë vënë nën tension të gjitha trafostacionet në rajonet më të goditura nga vërshimet

Janë vënë nën tension të gjitha trafostacionet në rajonet më të goditura nga vërshimet

EVN Maqedoni kumtoi se i ka sanuar të gjitha defektet në rrjetin distributiv në rajonet më të goditura nga vërshiemt në rajonin e Shkupit.

“Me punë intensive të ekipeve të EVN Maqedonisë në terren, në këto rajone të gjitha 110 trafostacionet të cilat ishin ndërprerë nga moti i lig, janë nën tension dhe pothuajse të gjithë shfrytëzuesit në këtë rajon kanë energji elektrike”, theksojnë nga EVN.

Njëherit ceket se tek rreth njëqind shfrytëzues, me kërkesë të tyre ende nuk është lëshuar energjia elektrike, sepse bodrumet dhe shtëpitë e tyre janë nën ujë dhe tërësisht është shkatërruar instalacioni.

Për këta shfrytëzues edhe më tej vlen apeli që t’i ulin poshtë siguruesit nëse kanë tabela të reja ose t’i heqin siguruesit nëse kanë nga lloji i vjetër i tabelave. Bëjmë thirrje që këto instruksione të respektohen në mënyrë që të evitohen pasojat e padëshiruara sepse nëpër shtëpi ka mure të lagura dhe aparate dhe kabllo elektrike poashtu të lagura. Që të evitohen fatkeqësitë e çfarëdo lloji, qytetarët të mos ndërmarrin asgjë kokë më vete dhe të jenë në koordinim të plotë me ekipet e EVN Maqedonisë.

“Ekipet e EVN-së do të mbeten në terren për sanimin e ndërprerjeve të vogla eventuale gjatë furnizimit dhe do të punojnë në zëvendësimin e pajisjes së dëmtuar energjetike. për shkak të informimit të saktë, potencojmë se zëvendësimi i numëruesve në rajonet e goditura dhe sanimi i rrjetit është në barrë të EVN Maqedonisë dhe asnjëri nga shfrytëzuesit e këtyre rajoneve nuk do të paguajnë për këtë shërbim. Si rrjedhojë, i vlerësojmë si të pavërteta dhe tendencioze informatat që u paraqitën në rrjetet sociale në të cilat thuhet e kundërta”, qëndron në kumtesë.

Nga kompania theksojnë se ekipe të tyre, me të gjitha kapacitetet e disponueshme do të punojnë në terren edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që sa më shpejtë të sanihen dëmet dhe të sigurohet furnizim normal me energji elektrike në të gjitha vendet e goditura nga vërshimet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *