Home / Kryesoret / Jankulloska merret në pyetje në Prokurorinë Speciale

Jankulloska merret në pyetje në Prokurorinë Speciale

Ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, sot në ora 13:00 është paraqitur në Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Jankulloska është e dyshuar në rastin “Fortesa”, që PSP-ja e hapi në lidhje me shkatërrimin dhe asgjësimin e dy sistemeve, me të cilat supozohet sejanë kryer përgjimet e paligjshme.
Ndryshe, lënda “Fortesa”, ka të bëjë me shkatërrimin e dy sistemeve, që sipas PSP-së, janë kryer përgjimet e paligjshme dhe si pasojë e shkatërrimit të tyre, buxhetit të shtetit i janë bërë dëm 10 milionë euro.

Në këtë lëndë janë të përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy eprorë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *