Home / Kryesoret / Jankulloska:PSP tëofrojw dëshmi

Jankulloska:PSP tëofrojw dëshmi

Sot erdha me ftesë nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, edhe pse ftesën e kam marr dje vonë, deklaroi ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, e cila sot ishte në PSP ku duhej që të rrëfehej për lëndën “Fortesa”.“Unë në mënyrë të rregullt kam ardhur që praktikisht bien në ujë të gjitha thëniet e tyre se janë të nevojshme masa që të kanë mundësi në mënyrë të suksesshme ta udhëheqin procedurën të cilën e kanë nisur. Edhe pse bëhet fjalë për një lëndë për të cilën disa herë është biseduar në opinion, për të cilën ata propozuan masën e kujdesit, ndërsa gjykata vlerësoi ashtu si vendosi, sipas dëshmive dhe fakteve që iu propozuan”, deklaroi Jankulloska.“Si palë që duhet të janë të barabarta në një procedurë, unë dhe ekipi i mbrojtjes time kemi insistuar që të plotësohen minimum kushtet elementare, që procedura të ketë mundësi të realizohet dhe ku do të plotësohen edhe të drejtat minimale për respektimin e të drejtave procedurale. Jam e vetëdijshme se kjo që po ndodh është rezultat i asaj se po afrohen zgjedhjet, dhe ashtu si opinioni dhe mediet po komentojnë ata janë të vendosura tërësisht në funksion të kampanjës politike të opozitës, e cila nuk ka se çka t`i afroje qytetarëve, dhe mjeti më i rëndësishëm tani i ka ngel PSP-ja”, deklaroi Jankulloska.Ajo theksoi se marrje të këtilla në pyetje për një kohë të shkurtër do të përsëriten, duke u thirrur në paralajmërimet e PSP-së.
“Sot unë nuk kam kërkuar asgjë të veçantë, thjeshtë kam kërkuar njohjen elementare me dëshmitë që të kam mundësi të prononcohem. Atëherë kur do të shohim ndonjë dëshmi, përsëri do të vi në cilën do kohë”, theksoi ajo.Jankulloska përsëriti se nuk ka kryer asnjë vepër penale, ndërsa kërkesa e saj për kushte minimale është shënuar në procesverbal.E pyetur nëse i mungon funksioni i ministres, ajo u përgjigj negativisht dhe theksoi se tani ndjehet shkëlqyeshëm.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *