Home / Lajme / Kronika e zezë / Kallëzim penal për dy vëllezërit të cilët në “Fejsbuk” kanë publikuar materiale pornografike me të mitur

Kallëzim penal për dy vëllezërit të cilët në “Fejsbuk” kanë publikuar materiale pornografike me të mitur

SPB Shkup – Njësiti për kriminal ekonomik dhe kompjuterik në Prokurorinë kompetente Themelore Publike Shkup bëri kallëzim penal kundër S.M. (19) dhe vëllait të tij 15 vjeçar të dy nga fshati Gërshec, të dyshimtë se në periudhën kohore korrik-gusht të këtij viti, duke përdorur rrjetin social “facebook” disa herë kanë marrë dhe u kanë dërguar disa personave materiale pornografike me një vajzë 12-vjeçare nga Shkupi.

Për vepër të kryer penale “shfaqja e materialeve pornografike fëmijve” dhe “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për fëmijë”, e paraparë sipas nenit 193 dhe 193-A nga ana e gjykatësit në procedurë të mëparshme të të akuzuarit S.M. i është marrë pasaporta, i është ndaluar të largohet nga shtëpia ku jeton dhe detyrimisht një herë në javë të paraqitet në gjykatën kompetente.

Nga kontrollet e kryera, në prani dhe me lejen e të akuzuarve, nëpunësitë policorë nga Njësiti kanë kryer kontroll të përmbajtjes së aparatit celular, si dhe të komunikimit elektronik të cilën të akuzuarit e kanë pasur në rrjetin social “fejsbuk”, me ç’rast janë zbuluar një numër i madh i fotografive dhe video meterialeve me përmbajtje pornografike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *