Home / Kryesoret / Keqpërdorimi i Facebooku-t në rajonin e Pollogut po shndërrohet në fenomen

Keqpërdorimi i Facebooku-t në rajonin e Pollogut po shndërrohet në fenomen

Duke keqpërdorur të dhënat personale përmes rrjeteve sociale, para së gjithash përmes ‘Facebook’ po bëhet gjithnjë e më prezente ky fenomen në rajonin e Pollogut. Individ shpesh herë po krijojnë profile të rrejshme dhe në mënyra të ndryshme pastaj po shpërndajnë dhe bëjnë komente vulgare duke publikuar të dhëna dhe fotografi nga persona tjerë, duke i sjell në gjendje të papërshtatshme, gjegjësisht duke cenuar integritetin e tyre personal ose familjar.

Për shkak të kësaj, SPB në Tetovë përsëri apelon deri te qytetarët e sidomos tek të rinjtë, të cilët janë si përdorues më të shpeshtë të rrjeteve sociale, të janë maksimalisht të kujdesshëm se me cilin po ndajnë të dhënat dhe fotografitë, gjegjësisht ta kufizojnë dhe mbrojnë qasjen e personave tjerë që nuk janë miq të tyre.

Pasi që të dhëna të pambrojtura janë një gjah i lehtë për keqpërdoruesit, të cilët jo rrallë herë dinë edhe të kërcënohen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *