Home / Lajme / Botë / Këshilli i Sigurisë i KB-së e dënoi lançimin e raketës nga Koreja e Veriut dhe u kanos me sanksione

Këshilli i Sigurisë i KB-së e dënoi lançimin e raketës nga Koreja e Veriut dhe u kanos me sanksione

– Këshilli i Sigurisë i KB-së me vendosmëri e dënoi gjujajtjen e raketave balistike nga Koreja e Veriut dhe kërkoi që Pheniani të distancohet nga aktivitete të ngjashme.

Në dekalratën e përbashkët, të miratuar mbrëmë, anëtarët e Këshillit edhe një herë iu kanosën autoriteteve koreanoveriore “me masa përkatëse të rëndësishme” për rreptësimin e tashmë sankisoneve ekzistuese, transmeton TASS.

Këshilli e konsideron gjuajtjen e raketave si “shkelje të ashpër” të rezolutave me të cilat i ndalohet Phenianit çfarëdo lloj aktiviteti lidhur me zhvillimin e armëve nukleare dhe mjetve për tansportimin e tyre në distanca më të gjata.

KS-ja e KB-së gjithashtu “e theksoi nevojnën e punës për uljen e tensioneve në Gadishullit korean”.

Koreja e Veriut ka reaguar ashpër në debatin në Këshillin për Siguri të KB-së dhe në deklaratën e miratuar.

Autoritetet koreanojugore paraprakisht njoftuan se raketat balistike, të gjuajtura nga nëndetësja koreanoveriore të mërkurën, është gjetur në rreze prej rreth 500 km, distancë kjo që një armë e Veriut ka arritur ta kalojë deri tani

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *