Home / Lajme / Botë / Kirgistan: Sulm me bombë në afërsi të ambasadës kineze

Kirgistan: Sulm me bombë në afërsi të ambasadës kineze

Në afërsi të Ambasadës Kineze në Kirgistan sot ka shpërthyer një autobombë me çrast jetën e ka humbur shoferi, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e Kirgistanit, ndërsa autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës me bombë.

Shoferi i automjetit ka tentuar ta kalojë portën e Ambasadës.

“Si rezultat i shpërthimit, vetëm terroristi vetëvrasës me bombë ka humbur jetën. Anëtarë të shërbimit të sigurimit të Ambasadës janë të plagosur”, deklaroi kryetari i Qeverisë së Kirgistanit, Jenish Razakov.

TASS thekson se janë plagosur dy persona nga shërbimet e sigurimit të Ambasadës dhe një grua që ka qenë e punësuar aty.

Të punësuait në Ambasadën e Kinës dhe Ambasada e afërt Amerikane janë evakuuar, kumtoi shërbimi i Kirgistanit për situata të jashtëzakonshme.

Burime në polici në Bishkek, për mediat franceze, kumtuan se automjeti i tipit “micibushi delika” ka kaluar portën e ambasadës, me ç’rast ka shpërthyer në mes të kompleksit, në afërsi të rezidencës së ambasadorit kinez, transmeton Tanjug.

Edhe një burim në shërbimin e sigurisë së Kirgistanit theksoi se në automjet gjendej mjeti shpërthyes.Banorët lokalë deklaruan se nga shpërthimet u kanë krisur edhe xhamat e dritareve dhe kanë pasur tronditje të shtëpive.

Gjithashtu lexo

Po rrëshqiste në tobogan me miqtë, rrëzohet dhe lëndon rëndë qafën dhe shpinën – pamjet rrëqethëse publikohen në internet (Video, +16)

Toboganët e mëdhenj të montuar në pishina ofrojnë adrenalinë dhe një përvojë unike. Megjithatë, shpesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *