Home / Kryesoret / Komisioni për media ende pa pajtueshmëri për anëtarin e pestë

Komisioni për media ende pa pajtueshmëri për anëtarin e pestë

 Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial zgjedhor do të vazhdojë me bisedat për zgjedhje të anëtarit të pestë të këtij trupi ad hok në Agjencinë për Mediume (ASHMAA), i cili duhet ta ndjek punën e mediave në periudhën parazgjedhore. Katër anëtarët e komisionit në mbledhjen e sotme nuk arritën pajtueshmëri për anëtarin e pestë, i cili sipas marrëveshjes, duhet të jetë shqiptar.

“Konsultimet vazhdojnë. Të gjitha obsionet janë në lojë. Optimist jam se deri më 31 gusht do të gjejmë zgjidhje.Për shkak të ndjeshmërisë të tërë procesit, hollësira shtesë nuk do të parashtrojmë”, deklaroi Goran Tërpenoski, anëtar i komisionit.

Afati për zgjedhje të anëtarit të pestë skadoi më 24 gusht. Partitë u bënë thirrje përfaqësuesve në komision ta mbarojnë këtë punë, pa iu nënshtruar presioneve politike. Takimi i ardhshëm pritet të jetë nesër në ora 12 në ASHMAA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *