Home / Kryesoret / Komiteti i Helsinkit përmirëson gabimin

Komiteti i Helsinkit përmirëson gabimin

Pas publikimit të lajmit në televizionin Koha më 8 gusht se edhe Komiteti I Helsinkut anashkalon gjuhën shqipe në bilbordin kundër dhunës, këtyre ditëve ky komitet ka përmiërsuar gabimin duke zëvendësuar mesazhin kryesorë nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe. Nga pamjet e sotme që regjistoi Tv Koha  shihet se Komiteti I Helsinkut ka përmirësuar këtë bilbord.Tv Koha kohë më parë pas publimit të lajmit kishte kërkuar sqarim në emailin zyrtarë se pse mesazhi ka qenë vetëm në një gjuhë, por nuk kemi marrë akoma përgjigje. Në ndërkohë derisa kemi pritur përgjigjen zyrtare nga komiteti I Helsinkut ata kanë ndërmarrë këtë veprim duke vendosur në gjuhën shqipe mesazhin A e dalloni gjuhën urrejtjes, për dallim nga tetë gushti ku krejt mesazhet ishin në gjuhën maqedonase. Sipas të gjitha gjasave ky komitet ka kuptuar gabimin dhe lëshimin e vet dhe e ka përmirësuar gabimin sepse shumcia e qytetarëve që jetojnë në Tetovë janë shqiptar, prandaj edhe mesazhet kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes duhet të jenë të kuptueshme për banorët e këtij qyteti dhe rrethinës. Në ndërkohë, përderisa kjo organizatë që mirret me të drejtat e njeriut dhe shkelejne e lirive, instituciuonet e shumta shtetërore vazhdojnë që të nëpërkëmbin gjuhën shqipe në mbishkrimet e tyre edhe në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *