Home / Kryesoret / Komuna e Tetovës grumbullon ndihma për Hasanbegun

Komuna e Tetovës grumbullon ndihma për Hasanbegun

Ju informojmë se Komuna e Tetovës duke filluar data 10.08.2016 (e mërkurë), do të hap Qendrën e grumbullimit të ndihmave për zonat më të goditura nga vërshimet e 6 gushtit në Shkup.

Bëjmë thirrje deri te qytetarët, kompanitë dhe shoqatat, që ndihmat e tyre në ujë të pijshëm, ushqim të konzervuar, veshmbathje dhe materiale higjienike, ti dergojnë në Njësinë Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë, prej ku të njëjtat do të dërgohen në Haraçinë dhe Hasanbeg si vende më të goditura, të cilët tash si asnjëherë më parë kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë vëllazëror.

Për çdo informatë keni në dispozicion nr. e telefonit 075 369 048

Tregoni humanizmin në vepër, dhe sëbashku të ndihmojmë bashkëqytetarët tanë !

Me respekt,

Zyra për marrëdhënie me publikun

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *