Home / Kryesoret / Komuna e Tetovës jep sqarime për gjendjen me vërshimet

Komuna e Tetovës jep sqarime për gjendjen me vërshimet

Të reshurat e shiut gjatë pasdites së sotme, në Malësinë e Sharrit, respektivisht në fillim të rrugës Shipkovicë – Brodec sollën prurje të shumta të drunjëve, rërës dhe shkëmbinjëve nga duke e bllokuar këte rrugë. Për momente ekipet operative të komunës së Tetovës gjenden në pikat kritike dhe ka filluar pastrmi i rrugës me mehanizim përkatës dhe fuqi punëtore. Për momentin gjendja ne kete aks lokal rrugor eshte nen kontroll, dhe ne oret ne vijim do te vazhdoje pastrimi i rruges deri ne debllokimin e plote te sajë. Bëjmë thirrje deri te banorët e kësaj ane qe perderisa zgjat pastrimi, të mos qarkullojnë në këtë rrugë dhe për komunikacion të përdorin rrugët alternative.

Gjithashtu në fshatin Reçicë e Madhe, rreshjet e shiut kanë rritur nivelin e lumit, por për momentin situata është nën kontroll dhe nuk ka vërshime apo dëme në pronat e banorëve. Ekipet operative janë në terren, ku janë në kontakt dhe shërbim të vazhdueshëm me banorët. Siutuata po vëzhgohet nga afër, dhe në çdo moment pritet të fillojë pastrimi si dhe zgjërimi i shtratit të lumit me mehanizim përkatës në disa vende ku një intervenim i tillë është i nevojshëm.

Sipas parashikimeve të Qendrës për parashikime hidro-meteorologjike, edhe në ditët në vijim, priten reshje të konsiderueshme të shiut, andaj bëjmë thirrje deri te qytetarët që në rast nevoje apo rreziku mbi pronën apo jetën e tyre, të drejtohen ne linjën emergjente 193 –  Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit, e cila do të jetë 24 orë në shërbim të tyre.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *