Home / Kryesoret / Komuna e Tetovës:Numri 193 në dispozicion të qytetarëve

Komuna e Tetovës:Numri 193 në dispozicion të qytetarëve

Komuna e Tetovës ka dalur me informatë shtesë për gjendjen në rajonin e Malësisë së Tetovës. “Ekipet operative të trupit Koordinues pranë komunës së Tetovës të cilëtjanë duke punuar në teren, edhe sot vazhdojnë me pastrimin dhe mirëmbajtjen e disa pikave kyçe të rrugëve në malësinë e Tetovës. Memehanizim përkatë gjatë tëtë natës u punua në rrugën Shipkovicë-Brodec ku edhe për momentin bëhet largimi i shkëmbinjëve të mëdhenj të cilët paraqesin rrezik potencial, nga reshjet të cilat janë paralajmëruar edhe gjatë ditëve në vijim. Për momentin mehanizim i rëndë është derguar dhe po kryen pastrimin mbi f.Shipkovicë tek lokaliteti Livadhi i madh, ku kalon përroi i cili vitin e kaluar vërshoi, dhe kishte pasoja katastrofale për fshatin dhe banorët.Ekipe kujdestare të ndihmës së parë dhe të Ministrisë së punëve të brendshme do të jenë prezente në teren edhe gjatë natës që në rast nevojë  të ofrojnë banorëve ndihmën e nevojshme mjekësore, respektivisht të bëjnë rregullimin e komunikacionit aty ku ai zhvillohet me vështirësi.Rruga Shipkovicë-Brodec edhe pse me vështirësi është e kalueshme për automjetet dhe banorët, andaj lusim qytetarët që pa nevojë të mos qarkullojnë në këtë drejtim rrugor. Sipas parashikemeve të Entit për parashikime hidro-meteorologjike, gjatë 2 ditëve në vijim priten reshje intenzive të shiut në pjesën perëdnimore dhe qëndrore të vendit. Në rast të stuhive dhe reshjeve intenzive,  këshillohen qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Në raste emergjence  kontaktoni numrin 193 – Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit, njoftojnë nga komuna e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *