Home / Kryesoret / Kryesia e Kuvendit të Kosovës e caktoi seancën për Demarkacionin më 1 shtator

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e caktoi seancën për Demarkacionin më 1 shtator

– Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot me shefat e grupeve parlamentare, vendosi që seanca e Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Marrëveshjen mbi Shenjëzimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, të mbahet më 1 shtator.

Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua pa praninë e gazetarëve, të cilët nuk u lejuan të marrin pjesë në të.

Ndonëse ishte paraparë që kjo seancë të mbahej gjatë kësaj jave, Kryesia ka marrë vendim që ajo të shtyhet deri në fillim të muajit të ardhshëm, për të gjetur ndonjë konsensus midis palëve, pozitës dhe opozitës.

Ndërkohë, siç transmeton “Radio Evropa e Lirë”, kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në kuadër të kundërshtimeve që kjo Marrëveshje të procedohet për shqyrtim e miratim në seancën e Kuvendit, hodhi gaz lotsjellës në mbledhje. Për pasojë mbledhja u ndërpre përkohësisht.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *