Home / Kryesoret / Kryetari i Кomunës Qendër Zhernovski për dëgjim në PSP

Kryetari i Кomunës Qendër Zhernovski për dëgjim në PSP

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski sot ishte për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale Publike.

Kryetari i Кomunës Qendër tha se prej sot edhe më tepër beson se drejtësia do të arrijë të gjithë dhe se nuk duhet të përgjigjen vetëm kriminelët por edhe personat e dhunshëm.

“Sot në PSP bëra dëshmi për ngjarjet në qershor të vitti 2013 për atë se сi u demolua komuna. Nga ajo që dorëzuam si material dëshmues është e qartë se në protestat e dhunshme morën pjesë personat që janë të afërt me VMRO-DPMNE-në, që janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së dhe të cilët ishin të reкrutuar nga Ndërmarrjet publike”, deklaroi kryetari i Кomunës Qendër Zhernovski.

Ai tha se gjatë kohës së protestave është lënduar një këshilltar dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zhernovski tha se hollësira nga dëshmia tre orëshe nuk mund të jep, pasi ajo është punë e Prokurorisë Speciale Publike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *