Home / Kryesoret / Kryqi i Kuq: Për tre ditë janë distribuar 5.500 pako me ushqim

Kryqi i Kuq: Për tre ditë janë distribuar 5.500 pako me ushqim

Gjatë tre ditëve të fundit, ekipet e Kryqit të Kuq të RM-së kanë distribuar 5.500 pako me ushqim (një pasi është për katër veta), 55 tonë ujë, 190 dyshek, 356 batanije, 210 kilogram rroba, kumtuan nga Kryqi i Kuq.

Informojnë se janë dhënë edhe 36 asistenca të ndihmës së shpejtë nga ana e ekipeve të Kryqit të Kuq, ndërsa në tërë operacion janë përfshirë 80 veta, vullnetarë dhe shërbime profesionale të Kryqit të Kuq, shtatë ekipe mobile për ndihmë të parë medicinale dhe është aktivizuar edhe potenciali i tërësishëm logjistik i Kryqit të Kuq të RM-së.

Subjektet e interesuara juridike dhe qytetarët mund gjithashtu të përfshihen edhe me dhënien e ndihmës financiare në xhiro llogaritë bankare të Fondit të solidaritetit 300000001327966 DB 4030984271620 – Banka Komerciale. Në llogari deri më tani janë mbledhur 5.151.486 denarë ndërsa nga donacionet nga 100 denarë për thirrje në numrat  075/070/077 143 400 janë mbledhur 7.91 milionë denarë

NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Nga Kryqi i Kuq apelojnë që në aktivitetet për ndihmën e donatorëve të ndiqen udhëzimet e institucioneve kompetente dhe Kryqi i Kuq i RM-së me qëllim që në mënyrë më efektive të menaxhohet me pasojat e katastrofës natyrore

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *