Home / Kryesoret / Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për buxhetet

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për buxhetet

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 114-të, me 47 vota “pro” dhe 23 “kundër” me procedurë të shkrutuar e miratoi ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për buxhetet.

Qëllimi i Ligjit, siç qëndron në elaborim, është sigurim i shpejtë dhe efikas i mjeteve financiare në rast të gjendjes së krizës.

“Në rast të ekzistimit të gjendjes së krizës, mjetet e akorduara në rezervën e përhershme buxhetore mund të rriten me rishpërndarje të mjeteve vetëm mes ministrive dhe organeve tjera të administratës shtetërore, për çka vendos Qeveria, por zvogëlimi mund të jetë më së shumti deri në 5 për qind nga mjetet ekzistuese buxhetore të ministrive dhe organeve tjera të administratës shtetërore dhe me këtë rast të prishet funksionimi i tyre i rregullt dhe kryerja e kompetencave të vërtetuara ligjore, thuhet në tekstin ligjor.

Opozita ishte kundër vendimit të këtillë me elaborimin se mundëson shkelje të drejtpërdrejtë të sistemit kushtetues dhe hyrje të Qeverisë në kompetencat e Kuvendit.

Seanca vazhdoi me debatin rreth Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për borxh publik, të parashtruar nga Pavle Trajanov. Ligji parashikon që çdo borxh që do ta bëjë Qeveria përmes dhënies së letrave me vlerë në vlerë prej 100 milionë eurove, të marrë ratifikim nga Kuvendi.

Seanca do të vazhdojë pas pushimit të rregullt prej një ore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *