Home / Kryesoret / Kuvendi solli konkludime për situatën në rajonet e vërshuara

Kuvendi solli konkludime për situatën në rajonet e vërshuara

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë me 58 vota “pro” dhe një “kundër” solli konkludime për gjendjen në rajonet e vërshuara në rajonin e Shkupit.

Konkludimet e miratuara janë propozuar nga Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Talat Xhaferi nga BDI-ja dhe për to nuk kanë votuar deputetët e opozitës.

Paraprakisht, Kuvendi nuk i pranoi konkludimet e propozuara nga LSDM-ja. Për konkludimet e propozuara nga opozita kanë votuar 29 deputetë, ndërsa 58 ishin kundër.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski shprehu keqardhje që nuk është arritur harmonizimi i përbashkët rreth konkludimeve, edhe pse, siç theksoi, ato janë dorëzuar deri te të gjithë deputetët dhe në to janë përfshirë edhe propozimet e LSDM-së.

Me konkludimet e miratuara mes të tjerash, Kuvendi angazhohet që institucionet shtetërore dhe të gjitha institucionet kompetente të vazhdojnë t’ju ndihmojnë banorëve nga rajonet e vërshuara deri në mënjanimin, sanimin dhe lehtësimin përfundimtar të pasojave nga vërshimet katastrofike, kërkohet që Qeveria ta realizojë konkludimin për dëmshpërblimin për parapagesë të familjeve të dëmtuara dhe të vazhdojë të angazhohet për vlerësim të shpejtë të dëmeve, ndërsa institucionet shtetërore të marrin masa ligjore kundër atyre të cilët e kanë keqpërdorur gjendjen për dobi financiare.

Qeveria duhet të kryejë vlerësim dhe përderisa është e nevojshme të orientojë mjete nga zëra të caktuar vijues buxhetorë në institucionet kompetente me qëllim të përballjes me pasojat nga fatkeqësitë katastrofike. Ministria e Financave dhe Qeveria të përgatisin, ndërsa Kuvendi të shqyrtojë vendim për risistemim midis shfrytëzuesve buxhetorë me të cilët do të sigurohen mjete për dëmshpërblim për familjet e viktimave, familjet e rrezikuara dhe për sanimin e dëmeve. Mjetet për të cilat deri më tani nuk janë ndërmarrë obligime të dakorduara përmes marrëveshjeve të arritura, ndërsa të parapara për furnizimin e automjete të cilat nuk janë të lidhura me aktivitetet bazë të shfrytëzuesit buxhetor, ndërtimin e objekteve kualifikuese, blerje të mobiljeve dhe pajisve të tjera, si dhe mjete për përfaqësi, përderisa është e nevojshme pjesërisht ose tërësisht të ripërdoren për këtë qëllim.

Në konkludimet kërkohet edhe të zbatohet dezinfektim dhe evakuim i pjesërishëm i popullatës nga rajonet e vërshuara, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të bëjë analizë për prerjet në të zezë në pyll, ndërsa Republika e Maqedonisë të vazhdojë me pyllëzimin masiv veçanërisht në vendet ku ka erozion.

Qeveria dhe institucionet e tjera kompetente duhet të vazhdojnë të ndërmarrin masa parandaluese për përballjen me rreziqet nga fatkeqësitë e mundshme natyrore në periudhën e ardhshme.

Kuvendi në konkludimet shprehu falënderim për të gjithë që kanë ndihmuar, si dhe apel për angazhimin e mëtutjeshëm për përballje me pasojat nga moti i lig

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *