Home / Kryesoret / Lazim Destani dhe Ecolog ndihmojnë Shkupin

Lazim Destani dhe Ecolog ndihmojnë Shkupin

Me iniciativë të filantropit Lazim Destani, sot kompania Ecolog dërgoi donacion  për të prekurit nga vërshimet e fundit në qytetin e Shkupit.

Donacionet që përmbajnë uj të pijshëm, produkte ushqimore dhe higjenike u dedikohen Hasanbegut me rrethinë, Stejkovcit si dhe Haraçinës.

Përndryshe në suaza të kësaj iniciative të përbashkët të Lazim Destanit dhe kompanisë Ecolog, i bashkangjitet edhe  klubi futbollistik Shkëndija, të cilët biletat nga ndeshja e djeshme mes, ia dedikuan mu vërshimeve në Shkup.

Lazim Destani shprehu ngushëllime për viktimat e vërshimeve të fundit, dje përmes një publikimi në faqen e tij oficiale në facebook , ku shkruante : “Me keqardhje po e ndjek situatën e krijuar pas përmbytjeve me pasoja fatale në rajonin e Shkupit. Janë të tmershme dhe prekëse skenat që la pas kjo fatkeqësi natyrore. Me këtë rast, shpreh dhembjen dhe solidarizimin tim me banorët e zonave të prekura nga përmbytjet ndërsa familjeve që humbën të dashurit e tyre, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Në këto momente shumë të vështira për ju të goditurit nga ky tmerr, me dhembje të thellë jam bashkë me ju për të kontribuar sadopak në lehtësimin e gjendjes suaj të vështirë. “

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *