Home / Kryesoret / LAZIM DESTANI OFRON PREMI PREJ 500.000 EURO NËSE ELIMONOJNË GENTIN

LAZIM DESTANI OFRON PREMI PREJ 500.000 EURO NËSE ELIMONOJNË GENTIN

Numri një i Shkëndijës, Lazim Destani sot me aeroplanin e tij personal ka arrtur në Blegjikë, aty ku nesër mbrëma skuadra e tij, Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në historikun e saj, atë kundër Gent në kuadër të “play-offit” të Liga Evropa.

“Vetë fakti që nesër luajmë në zemër të Europës flet shumë. Flet shumë për rolin e sportit në përfaqësimin e vlerave të shoqërisë sonë të cilat nuk dallojnë nga ato europiane dhe ju jeni ambasadorët më të mirë të këtyre vlerave të shoqërisë sonë. Kjo është arsyeja që të gjithë tifozët dhe sportdashësit në Maqedoni dhe sigurisht edhe më gjerë, në këto momente i kanë drejtuar sytë nga ju dhe janë me ju! Ju deri më tani i bëtë ata të mburren, por unë jam më se i bindur se ju do ta rritni edhe më shumë krenarinë e tyre!
Kam besim të plotë në përgatitjen dhe përkushtimin tuaj për ta kapërcyer edhe këtë sfidë të play-offit. Prandaj, le t’i japim të gjitha forcat për ta jetësuar, siç thonë përkrahësit tuaj më të fuqishëm ‘Ballistët’, ‘hap pas hapi shkruhet historia”, u tha Lazim Destani futbollistëve, ndërsa në fund kumtoi një befasi të përgatitur për lojtarët në këtë fazë vendimtare të play-offit të Liga Evropës: “Kam sjellë vendim për të dhënë premio të veçantë në vlerë prej 500 000 euro për eliminimin e Gentit pra me të vetmin qëllim sepse unë besoj se ju jeni të denjë ta kaloni edhe këtë sfidë dhe ta shkruani historinë”, përfundoi Destani.

Ai përveç takimit që pati me futbollistët, ku dhe ju premtoi premio në rast se arrijnë fitore ndaj Gentit, ai pati takim edhe me gazetarët sportiv nga Maqedonia ku është prezent edhe ekipi i Televizionit Koha dhe disa kolegë të medumeve tjera që kanë udhëtuar së bashku me skuadrën tetovare drejt qytetit të Gentit.

Lazim Destani falenderoi gazetarët për punën që e bëjnë rreth afirmimit të Shkëndijës. Ai para tyre tha se më e rëndësishme në këtë moment është që Shkëndija të arrijë një rezultat pozitiv kundër Gentit, ndërsa gjithashtu para gjithë gazetarëve të pranishëm konfirmoi lajmin rreth premios së premtuar futbollistëve të tij, mirëpo duke mos përmendur ndonjë shifër.

14055100_10209008799391719_4821016020106321330_n

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *