Home / Kryesoret / Ligji për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike para deputetëve

Ligji për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 114-të në të cilën do të diskutojë për propozim ligjet për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për avokatin e popullit dhe të ligjit për Inspektoratin shtetëror për bujqësi, të gjitha në lexim të parë.

Në rend të ditës janë edhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për standartin studentor, të Ligjit për borxh publik dhe të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, sipas procedurës së shkurtuar.

Deputetët pritet të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për ndalim të vlerës, së ligjit për përcaktim të kushtit për kufizim të kryerjes së funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe publikim të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, sipas procedurës së shkurtuar, të parashtruar nga koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugareski.

Në këtë seancë, ashtu siç është paralajmëruar, duhet të diskutohet edhe për propozim-ligjet për plotësime të Ligjit për rrugët publike, të Ligjit për buxhetet dhe të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *