Home / Kryesoret / Ligji për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike para deputetëve

Ligji për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike para deputetëve

Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji sot debaton për Propozim ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, në lexim të parë.

Me ligjin rregullohen mënyra dhe kushtet për aktivitetet e informimit publik nga ana e institucioneve publike në pronësi të plotë ose dominuese shtetërore, veprimin për realizimin dhe mënyrën e sistemimit të buxhetit për fushata për realizimin e të cilit janë paraparë mbi 100.000 euro në kundërvlerë të denarit, si dhe mënyrën e investimit të Agjencisë për media për fushatat e realizuara në vitin paraprak.

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska theksoi se nuk ekziston rrezik nga cilido ndikim i politikës editoriale, sepse të gjitha mediat janë të përfshira në sistemimin edhe atë jo sipas zgjedhjes diskrecionale të dikujt, por sipas fuqisë së ligjit.

Sistemimi i buxhet për qira të mediave individuale, sipas arsimit, para së gjithash është  kalkuluar në bazë të pjesës së tregut të grupit të mediave të cilit i përket, pastaj në bazë të komponetit fiks dhe në fund sipas rejtingut të tij, gjegjësisht shikueshmërisë dhe dëgjueshmërisë.

Qeveria ta tërheq propozim ligjin për reklamimin e saj, kërkoi opozita në seancën e sotme të Komisionit për transport dhe lidhje, transmeton TetovaSot.

Hipokrizi është që të flitet se Qeveria di ta vlerësoje interesin publik, ndërsa këtë gjë të mos mund ta bëjnë mediet, deklaroi deputeti Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja dhe shtoi se me këtë gjë ligjërisht po legalizohet blerja e medieve dhe kërkesës qeveritare që ato të janë në tabelën reklamuese.

“Kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, pasi që ekziston dyshimi që ky propozim ligj do të miratohet dhe ajo nuk është rezultat i marrëveshjes politike midis partive. Ky është edhe një tentim që të vazhdohet korrupsioni në medie në mënyrë legale. Tani vendimi për t`u tërhequr, ndërsa pas zgjedhjeve kjo sferë të rregullohet në mënyrën evropiane”, deklaroi deputeti Tuntev.

Deputeti Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE deklaroi se ky propozim ligj është në prioritetet urgjente reformuese dhe se i ka kaluar procedurat në Parlament.

“ Me rregulloren zgjedhore është rregulluar puna e medieve gjatë kohës së zgjedhjeve, ndërsa nëse jeni aq të sigurt se do të fitoni dhe do ta siguroni shumicën në Parlament, pastaj mundeni që ta ndryshoni ligjin”, deklaroi Ilioski

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *