Home / Kryesoret / Londra arrestoi priftin pedofil që fshihej në Kosovë

Londra arrestoi priftin pedofil që fshihej në Kosovë

Një prift katolik britanik, i akuzuar nga drejtësia e vendit të vet për shpërdorim seksual të fëmijëve, është arrestuar dje, në aeroportin Luton të Londrës pas një fshehjeje pesëvjeçare, njofton policia britanike.

Andrus Çarls Kingston Soper, 72 vjeç, pas arritjes së tij nga Kosova u burgos menjëherë, transmeton Koha.net. Ai akuzohet për shpërdorime seksuale bërë nëntë herë në vitet 1972 dhe 1986. Arrestimi i tij i vë pikë një beteje të gjatë juridike ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, përcjell informatën e AFP-së Orient le Jour.

Prifti britanik ishte arrestuar në Kosovë ku fshihej pas një fletëarresti evropian lëshuar nga Britania e Madhe. Ai gjendej në burg në Kosovë dhe drejtësia kosovare kishte refuzuar dy herë ekstradimin e tij. Kosova thoshte se akuzat që i bëheshin atij ishin të vjetruara.

Të kontaktuar nga AFP, autoritete kosovare nuk ishin të gatshme të komentonin kthimin e priftit në Britani të Madhe e as arrestimin e tij. Edhe policia londineze tha të mos dinte nëse kthimi i prifti ishte rezultat i marrëveshjes me Kosovën ose nëse Soper ishte kthyer në Londër kokë në vete.

Ai ishte fshehur që nga lirimi i tij në vitin 2011, para se të akuzohej për abuzimin seksual të fëmijëve, që datojnë në periudhën kur ai ishte një mësues në shkollën “St Benedict’s School”, një institucion katolik private në Ealing Abbey në perëndim të Londrës.

Soper akuzohet të ketë shpërdoruar seksualisht me pesë nxënësit e tij.

Sipas një raporti të pavarur britanik që jep detaj për 21 incidente për shpërdorime bërë nga prifti nga viti 1970 dhe 2010, shkolla St Benedict’s ka kërkuar falje dhe ka pranuar rekomandimet e ndryshimit thelbësor të funksionimit për t’i mbrojtur më mirë fëmijët

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *