Home / Kryesoret / LSDM: Tërheqja e Ligjit për reklamim qeveritar është fitore për qytetarët

LSDM: Tërheqja e Ligjit për reklamim qeveritar është fitore për qytetarët

Propaganda e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së dje përjetoi edhe një humbje. Tërheqja e propozim ligjit për reklamimin qeveritar të Qeverisë nën presionin e LSDM-së dhe opinionit duhej që ta tërhiqnin nga rendi i ditës në Parlament dhe kjo është fitore për të gjithë ato që duan që në Maqedoni të ketë medie me të vërtet të lira dhe të pavarura. Pa lirinë e shprehjes dhe medie të lira nuk mund që të ketë demokraci në Maqedoni, thuan nga LSDM-ja..

“Reklamimi qeveritar me vite të tëra është njëra prej mekanizmave kryesore me të cilat qeveria po i korrupton mediet dhe po e blen përkrahjen nga shefat e tyre në llogari të lirive të gazetarëve dhe në dëm të profesionit të gazetarisë. Me paratë e qytetarëve, qeveria me vite po i blen lajmet e porositura nga mediet private dhe po krijon fotografi të rrejshme për realitetin në vend. Por, kjo më nuk pi ujë. Qytetarët kanë të drejtë që të informohen në mënyrë objektive dhe ta dinë të vërtetën. Nikolla Gruevski nuk do të mund më të bazohet në propagandë dhe gënjeshtra dhe do të duhet që të përballet me dënimin e qytetarëve për politikat e tij kriminale dhe mbytëse”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *