Home / Kryesoret / Maqedonia hedh në treg kartmonedhën “Nënë Tereza”

Maqedonia hedh në treg kartmonedhën “Nënë Tereza”

Lëshohet në qarkullim monedha me portretin e Nënë Terezës,Banka Popullore e Maqedonisë e emeton këtë monedhë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në shtator të këtij viti.

Në fytyrën e monedhës në pjesën qendrore është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi “2016“. Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaqur shkrimet në gjuhën maqedonase: “Republika e Maqedonisë” dhe “100 denarë”.

Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë.
Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave.
Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe “2016” , viti i shenjtërimit të saj.

Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *