Home / Kryesoret / Mbërrin donacion nga Rumania për rajonet e vërshuara

Mbërrin donacion nga Rumania për rajonet e vërshuara

Përmes mekanizmit për mbrojtje civile sot pritet të mbërrijë një donacion nga Republika e Rumanisë për vërshimet në Shkup dhe Tetovë.

Donacioni do të dorëzohet në rrethin e kazermës “Goce Dellçev” në lagjen Aerodrom, ku ndodhen hapësirat e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në pranim-dorëzimin e donacionit, siç njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të marrin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Rumanisë dhe përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në Republikën e Maqedonisë përmes Mekanizmit për mbrojtje civile mbërritën donacione nga Greqia, Austria, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Holanda

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *