Home / Kryesoret / Mbi 1500 shfrytëzues nga Çento, Maxhari dhe një pjesë nga Inxhikova kanë tension energjetik normal

Mbi 1500 shfrytëzues nga Çento, Maxhari dhe një pjesë nga Inxhikova kanë tension energjetik normal

EVN Maqedonia kumtoi se ekipet e tyre i kanë rregulluar të gjitha defektet të tensionit të mesëm dhe të lartë në rajonin e Tetovës, Kërçovës, Velesit, Manastirit, Ohrit, Kumanovës dhe Prilepit dhe tani punojnë në defekte më të vogla në rrjetin me tension më të ulët energjetik. Kompania informon se shfrytëzuesit e parë nga pjesa e rajonit të Shkupit që u goditën nga stuhia tashmë janë të kyçur.

“Disa trafostacione në lagjet Çento, Maxhari dhe një pjesë nga fshati Inxhikovo janë nën tension dhe mbi 1500 shfrytëzues tashmë kan furnizim të rregullt me energji elektrike. Ekipet janë vazhdimisht në terren dhe kontrollojnë nëse ka defekte më të vogla në rrjetin e tension më të ulët. Punohet edhe në pastrimin e terrenit deri në objektet energjetike në rajonin kritik në fshatin Stajkovc, Smilkovc, Hasanbeg, Ilinden, rruga për në Haraçinë etj. Sapo të formohen kushte të sigurta për kyçje ashtu do të kyçen me tension energjetik dhe trafostacionet ose rrugë pas rruge, shfrytëzues pas shfrytëzuesi”, kumtoi EVN Maqedonia.

EVN thekson se i tërë rajoni deri më tani ishte pa energji elektrike për shkaqe sigurie që të mos krijohen probleme më të mëdha dhe të ekspozohet në rrezik jeta e njerëzve të cilët punojnë në pastrimin e dëmeve dhe qytetarët që jetojnë në atë rajon dhe dëme shtesë të pronave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *