Home / Kryesoret / Mega investim në qendrën Sportive në Tetovë

Mega investim në qendrën Sportive në Tetovë

Qendra Sportive në Tetovë, e lënë pas dore një kohë të gjatë më në fund do të ketë pamje tjetër.Tashmë në këtë qendër zhvillohen punimet në një pjesë të saj të cilët I ka marrë në shfrytëzim Agjencioni Turistik Sad Bus Travel nga Tetova.Ky investitorë ka marrë përsipër që në një hapësirë prej 13 mijë metra katrorë, të ndërtojë një qendër rekreative moderne. Përfaqësuesi I kësaj kompanie Agron Iljazi thotë për Tv Kohën se për momentin punohet në evidentimin e lokacioneve dhe vendosjen e murrit mbrojtës. Parashihet që të ndërtohet terene sportive, lojra për fëmijë për të gjitha moshat dhe hapësirë të gjelbërt.

Sipas investitorëve leja është marrë nga komuna e Tetovës dhe qëllimi I këtij investimi është që qytetarët e Tetovës të kenë një vend për rekreim sepse Tetovës I mungon një qendër e tillë.

 

Poashtu bëhet e ditur se lojrat për fëmijë do të jenë për të gjitha moshat veç e  veç, me mbrojtje adekuate për fëmijët, ndërsa nuk do të mungojnë edhe terenet sportive.

Ndryshe Qendra Sportive në Tetovë dekada me radhë është e braksitur dhe e lënë në ëmshirë të fatit e cila gjithnjë kishte humbur edhe ato pak vizitorë për shkak të gjendjes së mjerueshme.Investitori nga ana tjetër premton një projekt me përgjegjësi shoqërore pasi që do të jetë një vend atraktiv.

Ndonëse investitori nuk jep detaje për shumën e investimit, kuptojmë se bëhet fjalë për një mega investim që do të ndryshojë pamjen e kësaj qendre sportive.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *