Home / Kryesoret / Menduh Thaçi bëri homazhe tek varri i Arbër Xhaferit

Menduh Thaçi bëri homazhe tek varri i Arbër Xhaferit

Sot në katër vjetorin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptar Arbën Xhaferri, kryetari aktual Menduh Thaçi bërë homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë.

Arben Xhaferi u nda  nga jeta  pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjecare.  Ai ra në gjendje kome për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake.

Arbër Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948.  Ai  ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë. Në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. Ai e drejtoi këtë parti deri në vitin 2007.

Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës.  Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.  Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *