Home / Kryesoret / Mëngjesi në Hasanbeg nxjerr viktimat e para nga vërshimet

Mëngjesi në Hasanbeg nxjerr viktimat e para nga vërshimet

Pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, fshati Hasanbeg pësoi më së shumti. Si pasojë e reshjeve të mëdha, liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz. Jozyrtarisht raportohet për pesë viktima. Deri tani askush nuk e konfirmon informacione rreth viktimave në fjalë. Nga MPB-ja informojnë se janë në terren dhe janë duke shikuar se cilat janë dëmet materiale dhe si mund të ndihmohet në terren.

Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Terez”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para. Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonisë kanë dalë në teren, por megjithatë, banorët ankohen për reagimin e vonshëm. Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *