Home / Lajme / Botë / “Metallica” paralajmëroi album të ri pas tetë vjetëve pushim

“Metallica” paralajmëroi album të ri pas tetë vjetëve pushim

Metallica njoftoi publikimin e një albumi të ri në 18 nëntor të këtij viti, albumi i parë pas 8 viteve i grupit të famshëm amerikan.

Albumi “Hardwired … To Self-Destruct” do të përmbajë 80 minuta muzikë dhe gjithashtu është titulli i këngës së parë të këtij albumi, që u publikua me videoklipin shoqërues në Youtube mbrëmjen e së enjtes.

Albumi do të jetë i njëmbëdhjeti për Metallica, që përbëhet nga vokalisti-kitarist James Hetfield, bateristi Lars Ulrich, kitaristi Kirk Hammett dhe basisti Robert Trujillo.

Albumi i fundit i Metallica është “Death Magnetic” në vitin 2008.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *