Home / Kryesoret / Minoski: 22 milionë euro nga Qeveria për firmat përmes tatimit për përfitim

Minoski: 22 milionë euro nga Qeveria për firmat përmes tatimit për përfitim

 Përmes masës së Qeverisë me të cilën firmat të cilat e riinvestojnë fitimin e tyre, lirohen nga pagesa e tatimit, vetëm vitin e kaluar iu ishin në dispozicion 22 milionë euro, thotë ministri i Financave Kiril Minoski.

Siç thekson, këto mjete janë investuar në teknologji të reja, në përmirësimin e aftësive të të punësuarve dhe krijimit të vlerës së re në nivel të kompanive.

“Orientimi ynë si Qeveri është në tatimet e ulëta dhe politikën në të cilën sektori privat do të disponojë me pjesë më të madhe të mjeteve. Qëllimi bazë i lirimeve tatimore të përfitimit të riinvestuar është në pjesën më të madhe esenciale nga mjetet në para të cilat do të investohen në teknologji të re, sërish të kthehen në vetë kompanitë, sepse në sektorin privat krijohet vlerë e re përmes krijimit të prodhimeve dhe shërbimeve”, thotë Minoski në një intervistë për “Kurir”.

Në pajtim me të dhënat për vitin 2016, numri i firmave të cilat e kanë riinvestuar fitimin është rritur për 73.56 për qind në krahasim me vitin paraprak, ndërsa vlera e fitimit të riinvestuar në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014 është rritur për 83.34 për qind. Vlera e fitimit të realizuar te këta tatimpagues është rritur për 60,80 për qind.

Minoski në intervistë theksoi se Qeveria në periudhën e kaluar kohore, ka punuar intensivisht në disa prioritete. prioriteti kryesor paraqet krijim të vendeve të reja të punës, që është e lidhur me nxitjen e investimeve dhe kjo ka reflekse në përmirësimin e standardit të jetesës së popullatës.

Siç shton ministri në intervistë, në plan të uljes së papunësisë është arritur shumë. Janë hapur shumë vende të reja pune te investitorët e huaj, por edhe përmes masave aktive të Qeverisë në tregun e punës. Nga masat aktive, Minoski i thekson projektet “Maqedonia punëson” dhe “Maqedonia punëson2” dhe thotë se qëllimi i tyre bazë është që të nxitet punësimi në grupet e veçanta objektive si persona afatgjatë të papunë dhe të rinj

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *