Home / Kryesoret / Miratohet metodologjia për monitorimin e mediave, portalet duart e lira

Miratohet metodologjia për monitorimin e mediave, portalet duart e lira

Agjencia e mediave miratoi metodologjinë me të cilën gjatë fushatës zgjedhore do të ndjek nëse mediat informojnë në mënyrë të balancuar. Kjo nuk do të vlej për portalet, pasi siç informoi drejtori Zoran Trajçevski, për këtë duhet të ndryshohen ligjet. Edhe pse, Agjencia ka dorëzuar kërkesë për këtë, deri më tani kjo nuk është bërë. Agjencia në 30 ditët e para çdo dhjetë ditë do të informoj për punën e mediave dhe nëse në ato dhjetë ditë konstatohet se ndonjë medium dhjetë herë bën prezantim mediatik në favor të pushtetit, do të ketë gjoba. Pas këtyre 30 ditëve, gjobat do shqiptohen nëse bëhen pesë gabime e jo dhjetë si më parë. Sa i përket informimit për aktivitetet e presidentit të shtetit, koha për këtë nuk do të matet, përveç nëse deklarata e tij nuk është në favor të ndonjë partie të caktuar politike. Në mënyrë shtesë, për prezantim mediatik të bartësve të funksioneve në pushtet, nëse mediumi u kushton atyre 12 minuta, përfshirë këtu edhe pjesën e prezantimit si parti politike, atëherë 6 minuta do të duhet të ndahen për opozitën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *