Home / Kryesoret / Ndihmë humanitare për viktimat nga vërshimet

Ndihmë humanitare për viktimat nga vërshimet

Në numrin e telefonit të hapur 143 400 të gjithë qytetarët human me një telefonatë përmes të gjitha operatorëve mobil, mund të dhurojnë nga 100 denarë ndihmë për banorët në rajonet e goditura nga stuhia.

Mjetet mund të dhurohen edhe në zhiro llogarin e Fondit të solidaritetit 300000001327966 DB 4030984271620 – Banka Komerciale, ndërsa në magazinat e Kryqit të Kuq në Momin Potok nga ora 8:00 deri në orën 18:00 mund të jepet ndihmë në ushqim, ujë, pelena, mjete higjienike dhe dezinfektimi, …

Dje edhe Lidhja e Odave të Tregtisë u bëri thirrje kompanive që të angazhohen në ofrimin e ndihmës për viktimat.

Mbështetje arrin edhe nga shumica e komunave, si dhe nga vendet fqinje.
Në rrjetet sociale prej mbrëmë restorante në Shkup ofrojnë ushqime të ngrohta për banorët e zonave të prekura, ndërsa hotelet private akomodim.

Edhe Universiteti FON u bashkua në aksionin për strehim falas dhe kujdes të personave të prekur nga fatkeqësia elementare.

Në stuhitë e pardjeshme më së shumti u goditën Hasanbegu, Stajkovci, Creshovo dhe Haraçinë. Jetën e humbën 21 persona, shumë të tjerë u lënduan, ndërsa disa llogariten si të zhdukur. Janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, oborret dhe shtëpitë e familjeve në zonat më kritike janë të mbushura me ujë, nuk kanë energji elektrike, ushqim dhe ujë, kështu që institucionet kompetente në bashkëpunim me ushtrinë dhe policinë janë vazhdimisht në terren për sanimin e gjendjes.

Nga shirat e rrëmbyeshme, është ndërprerë edhe është pjesë e qarkores para kryqëzimit Stajkovci – Creshevo në vend të asfaltit, një pjesë të rrugës qarkullohet nëpër lymishte. Ndërprerja e komunikacionit do të zgjasë deri në pastrimin e tërësishëm.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *