Home / Kryesoret / Ndihmë nga OSBE-ja për rajonet e goditura nga vërshimet

Ndihmë nga OSBE-ja për rajonet e goditura nga vërshimet

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Laberto Zanier miratoi 20.000 euro donacion nga fondi humanitar i Organizatës për ndihmë të shpejtë të rajoneve më të prekura nga vërshimet në Shkup dhe Tetovë. Ndihma, vegla dhe materiale të nevojshme, do të dorëzohen përmes Misionit të OSBE-së në Shkup.

Misioni tani më ka ndarë gjeneratorë për energji elektrike dhe drita dore dhe organizon ekipe pune të vullnetarëve nga personeli i tij për të ndihmuar në largimin e mbetjeve dhe baltës.

“Blosom Fond” i vullnetarëve të Misionit të OSBE-së në Shkup gjithashtu donoi 1.500 euro.

“Në këto momente të vështira, ne jemi afër qytetarëve të këtij vendi dhe shpresojmë se mbështetja dhe solidariteti i OSBE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, do të kontribuojë për kthimin e shpejtë të kushteve normale për jetesë në rajonet e prekura”, tha u.d. zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Stiven Dejvis.

Ai theksoi se Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojë të punojë dhe sigurojë mbështetje ku është e mundur, duke bashkëpunuar me autoritetet lokale, organizatat, rajonet e prekura dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *