Home / Kryesoret / Në 14 aksidente në Shkup, gjashtë të lënduar, automjeti special ka larguar 70 automjete

Në 14 aksidente në Shkup, gjashtë të lënduar, automjeti special ka larguar 70 automjete

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në Shkup ka kryer ekspertizë në gjithsej 14 aksidente trafiku, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona.

Inspektori i pavarur nga SPB-Shkup Dragan Velanoski informon se janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 57 shoferë të cilët me automjete kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve, 12 i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Dhjetë shoferë gjatë drejtimit të automjeteve motorike, nuk kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, ndërsa janë regjistruar edhe 32 automjete të parkuar në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 70 automjete.

Në suaza të projektit “Kultura e komunikacionit te fëmijët në institucionet parashkollore” sot do të realizohetpunëtori edukative në Kopshtin për fëmijë “Buba Mara” objekti “Sonce” në rajonin e komunës Aerodrom. sn

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *