Home / Kryesoret / Në Shipkovicë punohet me intenzitet të plotë

Në Shipkovicë punohet me intenzitet të plotë

Ekipet punuese janë të angazhuara maksimalisht dhe po bëjnë të pamundurën për të pastruar terenin nga prurjet e reshjeve, duke shfrytëzuar motin e thatë deri në orët e mbrëmjes.  Punohet në 2 pika, edhe atë në vendin ku dje u bllokua kalimi i rrugës Shipkovicë – Brodec, si dhe përmbi fshatit Shipkovicë, ku kalon i ashtuquajturi Përroi i Halllës”, me saktësisht në lokalitetin Livadhi i madh, ku po punohet në zgjerimin e shtratit të këtij përroi, i cili ishte i kobshëm për banorët e fshatit në pasditen e 3 gushtit 2015. Situata me ujërat  në fshat është e qetë dhe stabile, kurse aktivitetet punuese të komunës kryesisht janë të orientuara drejt  prevencionit nga dëmet eventuale që do të shkaktonin reshjet të cilat parashihen në 2 ditët e ardhëshme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *