Home / Lajme / Botë / Në tërmetin në Itali 247 persona kanë humbur jetën, kryeministri Renci paralajmëroi gjendje të jashtëzakonshme

Në tërmetin në Itali 247 persona kanë humbur jetën, kryeministri Renci paralajmëroi gjendje të jashtëzakonshme

Në tërmetin, që dje e goditi Italinë qendrore, deri tani kanë humbur jetën 247 persona, ndërsa kryeministri italian Mateo Renci, paralajmëroi se sot do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Agjencia italiane për mbrojtje civile kumtoi se ekipet e shpëtimit edhe më tej kërkojnë të mbijetuar nën rrënojat e fshatrave malor.

Qindra njerëz janë lënduar, prej të cilëve numri më i madh janë në gjendje kaotike, transmetojnë mediat franceze.

Nuk është i njohur numri i të mbijetuarve dhe të vdekurve, të cilët ende gjenden nën rrënoja.

Rajoni i Italisë qendrore, i cili është goditur nga tërmeti i fuqishëm, në mëngjes ishte dridhur nga një goditje e re me fuqi prej 4,7 ballëve sipas shkallës së Rihterit.

Tërmeti me fuqi prej 6,2 ballëve sipas shkallës së Rihterit, që dje në mëngjes në orën 03:36 minuta, e dridhi rajonin në afërsi të qytetit Perugja, rreth 170 kilometra në verilindje të Romës, ndjehet në rajonin më të gjërë të

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *