Home / Kryesoret / Në Tiranë arrestohet në shtetas i Maqedonisë i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në Tiranë arrestohet në shtetas i Maqedonisë i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Njësia e Antiterrorit në Tiranë ka arrestuar ditën e djeshme një 46-vjeçar nga Maqedonia të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shkupit, informon TCH.

Sipas medias, mësohet se 46-vjeçari i arrestuar është Imerli Avmeti, banues në Gostivar dhe se ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria Maqedonase për veprat penale “Pjesmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga neni 322 i Kodit Penal të Maqedonisë.

Pas ekzekutimit të vendimit të prokurorisë së Maqedonisë, njësia e antiterrorit ia ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *