Home / Kryesoret / Në Tiranë protestë kundër demarkacionit të kufirit Kosovë – Mali i Zi

Në Tiranë protestë kundër demarkacionit të kufirit Kosovë – Mali i Zi

Përpara Ambasadës së Kosovës në Tiranë, dje është mbajtur protestë kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Profesorë, akademikë dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën në një tubim, me kërkesa të qarta për qeverinë shqiptare me thirrjen për të reaguar, por edhe për qeverinë në Prishtinë që të mos pranojnë të falin – sipas tyre, – 8.200 hektarë tokë nga Kosova.

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes paralajmëron për Top Channel se, opozita në Prishtinë nuk do të lejojë kalimin e kësaj marrëveshjeje, që po ia fal Kosovën Malit të Zi.

Aktivistët e shoqërisë civile bënë thirrje për t’iu bashkuar një tjetër proteste kundër demarkacionit, më 1 shtator përpara Parlamentit në Prishtinë, kur do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme që në axhendën e punimeve ka vetëm një projektligj, Demarkacionin me Malin e Zi.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *