Home / Lajme / Kronika e zezë / Nëntë aksidente dje në Shkup, “karrotreci” ka larguar 52 automjete

Nëntë aksidente dje në Shkup, “karrotreci” ka larguar 52 automjete

 Një udhëtar në autobus dhe një ngasës i mopedit janë lënduar rëndë, ndërsa edhe dy persona janë lënduar më lehtë në katër nga nëntë aksidentet e regjistruara në Shkup në 24 orët e fundit. Pesë aksidente janë me pasoja të dëmeve materiale.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se policia e komunikacionit ka sanksionuar 40 shoferë për  tejkalim të shpejtësisë, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 10 kanë vozitur pa patentë shoferi përkatësisht të parregjistruar, ndërsa 24 për parkim të paligjshëm të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, gjatë ditës së djeshme janë larguar 52 automjete.

Në suaza të projektit “Kultura e komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore”, sot Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup do të realizojë punëtori edukative në kopshtin “Buba Mara”, objekti “Pçelka 1” në komunën Aerodrom

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *