Home / Kryesoret / Nëntë viktima dhe 64 të plagosur në atentatin me autobombë në Turqinë Juglindore

Nëntë viktima dhe 64 të plagosur në atentatin me autobombë në Turqinë Juglindore

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa 64 janë plagosur sot në sulmin me autobombë ndaj një pike kontrolli policore në Xhizre, në qarkun Sharnak, në juglinde të Turqisë.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Muajve të fundit, në Xhizre ka pasur shpesh orë policore nga autoritetet turke, që luftojnë militantët kurdë.

Fundjavën e kaluar, ndërkaq, nga një sulm vetëvrasës në Gaziantep të Turqisë janë vrarë mbi 50 veta. Për këtë sulm, autoritetet turke kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *