Home / Kryesoret / Nesër fillon afati i gushtit i testimeve për maturë shtetërore

Nesër fillon afati i gushtit i testimeve për maturë shtetërore

– Maturantët të cilët në sesionin e qershorit nuk e kaluan maturën shtetërore ose jo në tërësi do të hyjnë në provim prej nesër deri më 18 gusht. Siç kumtoi Qendra shtetërore e provimeve, në afatin e gushtit janë paraqitur 1.802 nxënës.

Nesër do të mbahet provimi nga lëndët e detyrueshëm gjuhë amëtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe literaturë. Në provimin e gjuhës maqedone dhe literaturë do të hyjnë 128 nxënës, në gjuhën shqipe dhe literaturë 266, ndërsa 21 nxënës janë paraqitur për gjuhën turke dhe literaturë.

Të martën, 16 gusht, do të mbahet testi i matematikës për të cilin janë paraqitur 88 kandidat, ndërsa më 17 gusht do të mbahet testi për gjuhë të huaj. Anglisht do të testohen 1.294 kandidat, frengjisht dhe gjermanisht nga katër kandidat dhe një kandidat për gjuhën ruse.

Më 18 gusht janë përcaktuar provimet në lëndët: fizikë, kimi, biologji, biznes, hisotri, fillozofi dhe estetikë.

QSHP kumtoi se në lëndën e biznesit do të testohen 199 kandidat, histori 218, bilogji 82, fillozofi 143, kimi 4, fizikë 7 dhe estetikë 14.

Provimet në të gjitha lëndët do të fillojë në orën 10 dhe do të realizohen në 11 lokacione në Republikën e Maqedonisë. Materiali i testimit ditën e njëjtë kur edhe realizohet provimi do të dërgohet nëpër shkolla dhe do të kthehet në QSHP.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *