Home / Kryesoret / Nga fundi rikonstruksioni i rrugës rajonale Gostivar – Vrapçishtë

Nga fundi rikonstruksioni i rrugës rajonale Gostivar – Vrapçishtë

 Rruga në hyrje – dalje të qytetit të Gostivarit dhe që lidhet me fshatin Debresh do të riasfaltohet tërësisht.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”,  Gajur Kadriu ndoqën nga afër fillimin e punimeve në këtë aks rrugor.

Bejta njoftoi që paraprakisht kishte realizuar takim me drejtorin z. Gajur Kadriu në kabinetin e tij dhe kishin rënë dakord që krahas riasfaltimit të rrugës, të bëhet edhe vendosja e mbrojtëseve të reja rreth rrugës.

“Me drejtorin biseduam për gjitha problemet që kemi dhe që mund t’i tejkalomë bashkë siç është mirëmbajtja e rrugëve gjatë stinës së Dimrit si dhe rekonstruimin e rrugëve tjera që janë në kompetencë të kësaj ndërmarrje. Komuna e Gostivarit paraprakisht bëri riasfaltimin e rrugëve të bulevardit dhe tash me riasfaltimin e pjesës së ngelur hyrja e qytetit të Gostivarit merr krejtësisht pamje të re. Me drejtorin biseduam që Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, të bëjë edhe ndërrimin e mbrojtësve rreth rrugës të cilat me kalimin e kohës ishin dëmtuar. Bëhet fjalë për urën që lidh qytetin e Gostivarit me fshatrat përreth dhe është rrugë mjaft e frekuentuar që e lidh qytetin e Gostivarit me akset rrugore drejt Tetovës dhe Kërçovës në anën tjetër, prandaj duhet të krijojmë siguri në komunikacion”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”,  Gajur Kadriu potencoi që rruga shumë shpejt do të vihet në përdorim dhe se me këtë pjesë po bëhet përfundimi i projektit gjigant i cili nis nga Reçica e Tetovës dhe përfundon në hyrje të qytetit të Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *