Home / Kryesoret / Nishani mesazh ngushëllimi Presidentit Ivanov: Jemi krah jush
FILE - Albania's Interior Minister Bujar Nishani speaks in Tirania, Albania, in this file photo dated March 15, 2011. Albania's governing coalition on Monday June 11, 2012, nominated Interior Minister Nishani to be the country's new president, provoking fury from the opposition. The presidential election process is considered as a test in Albania's road to integration and may prove decisive in its application for future EU candidate membership status.(AP Photo/Hektor Pustina, file)

Nishani mesazh ngushëllimi Presidentit Ivanov: Jemi krah jush

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij, presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, pas katastrofës natyrore që përfshiu Maqedoninë, duke lënë pas të paktën 25 viktima, dhjetëra të plagosur e shumë të zhdukur, njofton ATSH.

Në mesazhin e tij, Nishani i shpreh ngushëllimet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara nga shtrëngatat dhe përmbytjet në Maqedoni, presidentit Ivanov.

“I nderuar Zoti President,
Po i ndjek me shumë shqetësim lajmet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale nga përmbytjet e shkaktuara mbrëmë në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Shkupit, prej shtrëngatave dhe shirave të rrëmbyer.
Me hidhërim të thellë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të përmbyturve, Juve, qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe Qeverisë së Maqedonisë.
Uroj kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë!”, shprehet presidenti Nishani në mesazhin e tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *