Home / Kryesoret / Nuhiu: Dokumente falas për banorët e zonave të vërshuara

Nuhiu: Dokumente falas për banorët e zonave të vërshuara

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka njoftuar se dikasteri i tij ka vendosur që të gjitha shërbimet administrative për banorët e zonave të vërshuara t’i ofrojë pa pagesë.

“Prej sot Ministria e Punëve të Bredshme do t’i ofrojë shërbimet civile administrative pa pagesë për të prekurit nga zonat që u përfshinë nga vërshimet. Nxjerrja e dokumenteve personale, si letërnjoftimet, pasaportat, patent shoferët për këtë kategori do të realizohet pa pagesë! MPB-ja është në shërbim të qytetarëve! Mos hezitoni, drejtohuni në zyrat e MPB-së! Ne jemi për qytetarët! Qytetarët meritojnë më shumë!”, njoftoi zëvendësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *