Home / Kryesoret / Nuk u shfrytëzuan as donacionet evropiane

Nuk u shfrytëzuan as donacionet evropiane

Përderisa Hasanbegu dhe vendbanimet e tjera në Shkup përmbyten pas dy orëve reshje të shiut, në mungesë të një infrastrukture adekuate me çka është vështirësuar edhe më shumë gjendja në këto zona, Maqedonia lëshon milion euro para pa kthim të destinuara nga BE pikërisht për infrastrukturë dhe zhvillim rural..

Nga fondi IPA 1 që kap vlerën prej 614,5 milionë eurosh të dedikuara për Komponentët “Tranzicioni dhe përforcimi institucional”, “Zhvillim rajonal”, “Zhvillim të resurseve njerëzore”, “Zhvillim rural” dhe projekte të ngjashme, nga viti 2007 deri në fund të vitit të kaluar Maqedonia ka shfrytëzuar vetëm 61.8 për qind të mjeteve, apo rreth 380 milion euro.Nga 67,449,341 milionë euro deri në vitin 2015 janë shfrytëzuar 18% apo 12.4 milionë euro. Edhe më shqetësuese është bërë situata këtë vit kur tanimë vendi ka humbur edhe shumë mjete të dedikuara nga BE për të ardhmen. Fillimisht me një vendim të Komisionit Evropian, Maqedonisë ju shkurtuan 27 milion euro nga IPA fondet. Më pas Komisioni Evropian shkurtoi edhe 24 milion euro të cilat ishin paraparë pikërisht për përmirësimin e infrastrukturës, për pastrimin e ujërave të zeza dhe për mbrojtjen e ambientit. Shkak për këtë është përmendur pikërisht mos shfrytëzimi i mjeteve të dedikuara vitet e kaluara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *